Ka përfunduar me sukses një tjetër mbrëmje e spektaklit Dance With Me. Fituesit e kësaj nate të gjashtë janë shpallur Cekja dhe Markela, të cilët sollën me shumë humor një nga filmat më të bukur turq për fëmijë “Borëbardha”.
Cekja dhe Markela ishin në garë me Stinen dhe Rozën, por kupën e rrëmbyen dy aktorët e humorit. Me shumë emocion dhe batuta kaloi edhe kjo natë e gjashtë e “DWM”.
“Si të bëheni një bushtër e keqe” quhet libri i shkruar nga Amber Rose, por edhe pse ka një titull mjaft provokues, në promovimin e tij, askush nga të pranishmit nuk e ka patur mendjen tek vetë libri, më shumë sesa tek autorja e saj. Ja dhe arsyeja pse…
Në një kohë kur një pjesë e mirë e personazheve publik janë demaskuar për shkak të ndërhyrjeve të shumta, Dafina Zeqiri tenton me ngulm të tregojë të kundërtën.
Ajo ka publikuar një foto në llogarinë Instagram në të cilën duket qartë se po punon fort në palestër për të patur në formë perfekte të pasmet.
Këngëtarja thekson se edhe pse është në javën e gjashtë të ushtrimeve, duket qartë progresi i këtij aktiviteti fizik për të cilin ajo ndihet mëse e kënaqur./tvklan.al
Ajo është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës dhe modës në botë.
Rritja e saj ka qenë meteorike, megjithatë Rita Ora ka qenë dikur një emigrante kosovare, familja e së cilës emigroi drejt Anglisë për një jetë më të mirë.
Këto foto tregojnë se si ka qenë Rita Ora.
Ndërkohë në treg ka dalë biografia e parë për shqiptaren.
Nicole Kidman e ka një sozi dhe ajo është mbesa e saj. Luçia është vajza e motrës së vogël të aktores, të cilën tezja e prezantoi publikisht me rastin e 17- vjetorit të lindjes.
Ajo që bie menjëherë në sy, është ngjashmëria e jashtëzakonshme e të dyjave. Luçia i ngjan shumë tezes Nicole.
Moderatorja e programit, “Takimi i Pasdites” në “Tv Klan”, Rudina Magjistari, është bërë nënë vetëm katër orë më parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet moderatorja në profilin e saj në Facebook.
“Jemi të lumtur të ndajmë gëzimin tonë me ju sot. Para 4 orësh lindi Mia, ëngjelli që na e mbushi jetën plot”. Ne i urojmë Mias, jetë të gjatë e të lumtur.
Të shumtë kanë qenë zërat kohët e fundit, të cilat shpreheshin se ajo e kishte lënë veten pas dore, se ishte shëndoshur dhe se po ecte për inercinë e emrit të saj të famshëm.
Të gjitha këto seksbomba shqiptare Çiljeta Xhilaga, i ka hedhur poshtë vetëm me një fotografi, e cila të lë pa frymë. Këngëtarja e njohur edhe për format e saj bombastike të turpit, duket se është një femër që ka bukuri të falur nga natyra.
Fotoja e Çiljetës, e publikuar në faqen e saj në Instagram, është një “mrekulli” e vërtetë, edhe pse ajo është nënë e një fëmije.
Për sa duket nga fotografia, ajo ka refuzuar përdorimin e “photoshopit”, duke u shfaqur pa make up.
Ndërkohë që trupi i saj është pa dyshim më atraktivi ndër bukuroshet e këngës dhe muzikës shqiptare.
Modelja e mrekullueshme e Victoria’s Secret ka treguar trupin e saj nudo në llogarinë në Instagram.
Candice Swanepoel ka pozuar lakuriq në oqean, duke thënë: “Ky është vendi perfekt ku mund të ndjesh në çdo mënyrë lirinë që dëshiron, ku mund të komunikosh me të gjitha krijesat dhe të prekësh nga afër çdo gjë që del nga uji”.
Në këtë mënyrë pozimi, ajo ka joshur ndjekësit në rrjetet sociale duke i lënë pa fjalë. Nga tabloide të ndryshme përveç se shumë seksi dhe provokuese, ajo është quajtur edhe si një sirenë forma – forma apo si një bukuri prej statuje./tvklan.al
Ëndrrën për ta pasur disa numra më të vogël, duket se e ka realizuar. Çili është shfaqur së fundi në një foto me të brendshme, ku gjoksi i saj nuk tërheq vëmendjen për madhësinë, përkundrazi.
Reduktimi i gjoksit të këngëtares duket më shumë si ndërhyrje me photoshop, njëfarë prove “si do të dukej” po ta zvogëlonte përgjithmonë me operacion.