Vazhdon të jetë i ndezur debati në median rozë në lidhje me një nga filmat më të njohur në botë.
Bëhet fjalë për filmin e vitit 1972, “Tangoja e fundit në Paris”.
Fillimisht u raportua se regjisori i filmit, Bernardo Bertolucci është shprehur se aktorja Maria Schneider nuk e dinte se do të përdhunohej në një skenë të filmit nga aktori Marlon Brando.
Në atë kohë Schneider ishte 19 vjeç, kurse Brando ishte 48.
Por tashmë regjisori thotë se aktorja e dinte që do kishte një skenë të dhunshme përdhunimi.
Por ai tha se aktorja nuk e dinte se Brando do përdorte një ‘lubrifikant’.
“Dua të sqaroj edhe njëherë një keqkuptim qesharak. Keqkuptimi ka lindur i gjithi nga përdorimi i papërshtatshëm i gjalpit,” tha regjisori.
Schneider, që vuante nga depresioni dhe varësia prej drogës, vdiq në vitin 2011.
Ajo tha në një intervistë se u ndje e përdhunuar gjatë realizimit të skenës.
“Duhej të kisha telefonuar agjentin tim, por nuk e dija në atë kohë,” tha ajo.