Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Rrëfimi i Kallashit: Ja zyrtarët shtetërorë që më vizitojnë…

$
0
0

Kallashi-e-punuarKallashi e pyetur nga Arian Çani, se a ka deklaruar që arrestimi i saj ka prapavijë politike, e mohoi këtë deklaratë, duke theksuar se “nuk e ka thënë asnjëherë një gjë të tillë”.

Më pas në pyetjen se a vizitohet “Kobra City” nga zyrtarë shtetërorë, Donjeta u përgjigj shkurtimisht: “Po ka pasur vizita nga zyrtarë shtetërorë tek ‘Kobra City’”.

Megjithatë nuk ka filmime të këtyre vizitave, pasi siç deklaroi valltarja, edhe kamerat që kanë qenë përpara në lokal, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Që Kallashi dhe kërcimi i saj “tëerk” janë shumë të preferuar, kjo është një gjë që mund të merret me mend, thjeshtë duke parë admiruesit e saj dhe popullaritetin e madh që ka fituar në vetëm pak kohë.

Por në emisionin “Zonë e Lirë”, kërcimtarja e famshme nga Prizreni zbuloi se sa para fiton në një natë, duke kërcyer në lokalin e saj.

Ishte pyetja e Arian Çanit: “A vazhdon të fitosh 3 mijë euro?”, ajo që ka bërë të zbërthehet vajza…

“Po, madje fitoj edhe më shumë. Pas herës tjetër që isha te emisioni jot, kam pas shumë oferta dhe sigurisht që disa janë më të mëdha se 3 mijë euro në natë”, – u shpreh Kallashi.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671