Valltarja Donjeta Kosumi, e njohur me emrin e artit “Kallashi” ka rrëfyer se policia e Kosovës e ka arrestuar për ilaçet e qenit, që policia tha se ishte drogë. Në lokalin “Kobra City” janë gjetur edhe armë, që sipas Kallashit, “ishin të një të riu që punonte aty”.
“Policia erdhi në lokal, unë isha në gjumë në shtëpinë time, ishte 7 i mëngjesit. Personi që ka lokalin ku unë punoj, ‘Kobra City’, ishte pjesë e këtij sherri. Gardianët në burg rrini duke hapur sytë.
Menduan se unë kisha çuar drogë në lokal (sipas Kallashit, “aty janë gjetur disa ilaçe ne forme hapash, të cilat policia i kishte menduar si gjoja drogë, por që në fakt janë hapa për jashtëqitje qenësh”).
Kanë ardhur të më arrestojnë me 7 makina policia, një femër dhe 7 meshkuj, hetues etj.
Pasi më mori policia, më çoi te vendi ku ishin armët, por unë i kamë thënë se, nuk i njoh ato armë sepse nuk e kam parë kurrë.
Mua më akuzuan për vjedhje të energjisë elektrike, armë mbajtje dhe drogë”.
Sipas policit, Kallashi është kontingjent i policisë, pasi është e dyshuar në 40 raste dhe 21 prej të cilëve me vepra penale.
Në fakt armët që janë gjetur në vendngjarje, ishin të një djali nën moshë, i cili i kishte marrë në Kumanovë, në vendin ku ndodhi masakra e Kumanovës.
“Më çuan në qelinë e paraburgimit të policisë së Dragashit (fshat në komunën e Prizrenit). Më dhanë për të ngrënë bukë, qofte dhe ëmbëlsira. Kërkova cigare.
Policët ishin shumë të sjellshëm me mua. Më kanë befasuar.
Arrestimi me 7 vetura m’u duk si në film”,- ka thënë Kallashi për Arian Çanin gjatë emisionit “Zonë e Lirë”.