Një koment i Adelina Berishës në rrjetet sociale lidhur me këngëtaren Enca Haxhiu bëri që të pshpërthejnë lajmet për një urrejtje të madhe mes dy këngëtareve.
Vajza me emrin Sasa Hoda, e cila përmes profilit të saj në rrjetet sociale kishte shkruar “Kjo Enca a po ma shpift veç mu, a edhe juve…”, status ky që u komentua edhe nga Adelina Berisha me komentin “Edhe mu”.
E kontaktuar nga Telegrafi, Adelina mohoi të ketë shkruar një gjë të tillë, duke thënë se ai profil në “Facebook” është i rremë.
“Nuk është e vërtetë, nuk është komenti im ai, është një profil i rrejshëm, siç ka edhe shumë të tjerë me emrin tim”,- tha Adelina duke shtuar se ajo nuk urren asnjë nga koleget e saj.
“Unë me të gjithë i kam raportet mirë, nuk urrej asnjë nga koleget dhe nuk kam arsye ta urrej atë vajzën, e cila ka vetëm tre këngë, ndërsa unë jam pjesë e skenës që prej fëmijërisë”.