Këto foto tregojnë ish-basketbollistin e njohur, Lamar Odom, pa ndjenja në një shtrat të bordellos “Love Ranch” në Nevada.
Odom u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte konsumuar shumë alkool dhe drogë.
Ai ishte pranë vdekjes, por tanimë mendohet se e ka kaluar më të keqen.
Lamar Odom është bashkëshorti i Khloe Kardashian, me të cilën është në proces divorci.
Mendohet se kjo është një nga arsyet që ai përfundoi në këtë gjendje.
Ish-basketbollisti i njohur kaloi katër net në bordello me dy prostituta, duke shpenzuar 79 mijë dollarë.