Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Dorina Mema sulmon Alfred Kaçinarin: Bëhet tapë në emision

$
0
0

dorinaKampionja shqiptare e fitnesit, Dorina Mema, momentalisht është angazhuar me garimin në “Dancing With The Stars”, por siç duket është zhgënjyer që mbrëmjen e parë të spektaklit.

Pritshmëritë e Memës ishin të mëdha, nisur nga gjithçka që dha në performancën e saj, por kjo nuk mjaftoi për ta shpallur fituese. Kjo ‘padrejtësi’ e bërë ndaj saj, ka shkaktuar reagime negative në publik, që e kanë mbështetur në rrjete sociale.

Kërcimi i Dorinës nuk u vlerësua mjaftueshëm nga Alfred Kaçinari, që është një nga anëtarët e jurisë. Sidoqoftë, mamaja me trup të skulpturuar, nuk i ka kursyer komentet rreth tij.

“Fitues është ai që pëlqen publiku jo Kaçinari me një shishe jagemaister i bërë tapë në emision”, i është përgjigjur dikujt ajo në Facebook.

dorina1


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671