Ndërkohë që ish- e dashura e tij u pa në krahët e një sportisti tjetër, futbollistit shqiptar Pajtim Kasami, duket se edhe Lewis Hamilton ka gjetur dashurinë.
Sipas Mirror, kampioni i Formula 1 është lidhur me një grua misterioze, e cila i ngjan shumë dashurisë së vjetër, Nicole Scherzinger.
Të dy u fotografuan në Nju Jork pas një feste.
30-vjeçari dhe e dashura u fotografuan edhe duke shkuar në hotel dhe më pas duke dalë prej andej në orët e para të mëngjesit.