Rreperi kosovar, Getoar Selimi, lideri i njohur labelit i “Babastars” vijon prej vitesh të jetë një ndër producentët më prodhimtar në muzikën shqiptare.
E duket se pas kaq vitesh në muzikë, ai tashmë i ka vendosur një epitet vetes, si Kapiteni.
Kohët e fundit shumë nga artistët shqiptarë e kanë shndërruar në modë të marrin përsipër dhe ta konsiderojnë veten si më të mirët, tashmë nuk është habi për fansa të dëgjojnë këngë në vargjet e të cilat muzikantët i thurin lavde vetes, apo të shikojnë statuse në rrjetet sociale.
Në këtë rast, Getty mund të konsiderohet pa frikë si Kapiteni, ose marinari i vetëm i krej marinës, kjo duket dhe nga foto e postuar ne profilin e tij ne Instagram./tvklan.al