Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Ja si e sfidon Eva Mendes, Hollywood-in

$
0
0

8-Eva-MendesAktorja Eva Mendes ka thënë se, nuk do t’i lërë standardet e Hollywood-it t’ia diktojnë pikëpamjet mbi faktin e të qënit nënë.

Mendes në një intervistë ka folur publikisht për jetën e saj dhe të qenit një nënë e re dhe për presionin që iu bëhet femrave në Hollywood për të rënë në peshë pas shtatzënisë.

“Mendoj se shpesh tregohemi të vështirë me njëri tjetrin”,- ka thënë 41-vjeçarja kur u pyet për humbjen e peshës pasi lindjes.

“Termi i ‘rikthimit në formë pas shtatzënisë’, s’e di. S’më pëlqen kjo terminologji”,- thotë Mendes për revistën amerikane “People”.

“Gratë duhet ta përkrahin njëra tjetrën më shumë”.

Mendes ka folur edhe për familjen e saj të madhe kubaneze. Pasi që është bërë nënë e një vajze me emrin Esmeralda Amada gjatë vitit të kaluar, babai i së cilës është aktori Ryan Gosling, ka thënë se, familja e saj ka qenë një ndihmë e madhe për të.

Ajo ka treguar edhe arsyen se pse ka vendosur që ta quaj vajzën pikërisht ashtu.

“Neve na pëlqen shumë ‘Hunchback of Notre Dame’ dhe na pëlqen emri te filmi si dhe novela”,- ka thënë Mendes.

“Në fakt është një emër shumë i famshëm latin dhe është shumë më e thjeshtë për babain tim dhe pjesëtarët e tjerë të familjes time që ta shqiptojnë”.

Mendes ka thënë se, familja e ndihmon shumë me fëmijën dhe se nuk ka as dado.

Ajo ka thënë se, nuk është kundër të pasurit një dado për fëmijën, por se me ndihmën e familjes së saj dhe të bashkëshortit Gosling nuk ka nevojë për një të tillë.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671