Gazetari Blendi Fevziu e ka mbyllur sezonin me emisionin e tij “Opinion” kështu që ka nisur pushimet verore.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në Facebook ai ka treguar se ku po i kalon ditët e pushimit, me një qëndrim si pasha’.
Blendi po i kalon pushimet e tij në ishullin mondan të Mykonosit në Greqi, që shquhet për jetën e natës por edhe hotelet e veçanta dhe tepër luksoze.
Si duket Fevziu ka gjetur vendin e duhur për të karikuar bateritë për sezonin e ri, por mbase ka përfituara disi edhe nga kriza greke që i ka ulur ndjeshëm çmimet për sezonin turistik.