Modelja kosovare ka realizuar një set fotografik pranë një ujëvare.
Është fjala për bukuroshen gjakovare, Elita Rudi, e cila ka pozuar para fotografit të mirënjohur kosovar, Veton Osmani.
Elita shihet shumë e nxehtë në bikini të zi pranë një ujëvare, ndërsa këtë fotografi e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Telegrafi.
“Dashuria jote më bën të fortë, urrejtja jote më bën të pandalshme”, ka shkruar përbri fotografisë së publikuar në Facebook, Elita.
Kujtojmë se Elita vite më parë ishte në lidhje me basketbollistin më të mirë kosovar, Dardan Berishën, me të cilin i dha fund romancës pas një lidhje disa vjeçare.