Nëna e motrave të famshme Kardashian/Jenner ka shprehur hapur mbështetjen e saj për kandidaten demokrate Hillary Clinton. Kris ka ndarë një foto në Instagram në të cilën shfaqet së bashku me Hillary-n.
“Nëse ju e votoni Clinton, fiton dashuria! Unë lutem që ju të votoni atë. #Unëjammetë”,- është mbishkrimi i Jenner, të cilin e shoqëroi me fotografinë e publikuar.
Ndërsa kujtojmë se show girli Kim Kardashin, edhe pse tani po qëndron në heshtje, mbështetjen e saj për kandidaten demokrate e ka shprehur muaj më parë.
Përmes një postimi në Instagram ku shfaqej së bashku më Kanye-n dhe Clinton, ajo shkroi: “Unë tashmë e kam selfien time. Ishte kënaqësi për mua ta degjoja teksa fliste për qëllimet e saj për vendin tonë, Mbështes Hillary-n për presidente”,- shkruante 35-veçarja në postimin e saj.