E njohur për ambicjen e saj të pafundme për protagonizëm, Riselda Sejdia, ka “goditur” sërish. Nuk e ka lënë kurrsesi një datë të shënuar siç është përvjetori i martesës, pa e ndarë me ndjekësit e saj të rrjeteve sociale.
Në kërkim të vëmendjes, Riselda ka postuar një foto me bashkëshortin e saj Hajdin Sejdia në vitin e 11-të të martesës së tyre. Edhe këtë radhë, ajo nuk surprizon.
E dhënë pas materializmit, Riselda nuk mund të mos tregonte dhuratën që bashkëshorti i saj shumë i pasur i ka sjellë në përvjetorin e martesës dhe sikurse shihet është fjala për një pikturë me portretin e Eriseldës e veshur me fustan blu.
Çifti megjithëse kanë 33 vite diferencë moshe, përsëri janë shumë të lumtur më njëri-tjetrin dhe këtë nuk ka nguruar ta shprehë publikisht koreografja, në shumë dalje të saj në media. Çifti gjithashtu kanë edhe një djalë të vogël.
Riselda ka qenë shpesh subjekt i ironisë në rrjetet sociale, ashtu si edhe në programe humoristike, pikërisht për stilin e saj të jetesës dhe tendencën për ta bërë sa më të dukshëm luksin që ajo synon.