Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Hidhen me thasë lekët në dasmat shqiptare. Ja këngëtarët që fitojnë miliona për një natë

$
0
0

dd_1476603712-327692

Grumbuj parash të përfituara nga dasmat shqiptare, përveç pagesës për të kënduar gjatë natës, janë fitimet e pallogaritshme që këngëtarët shqiptarë marrin nga ahengjet e verës.

Në një artikull të fundit që boton revista Story, janë të shumtë emrat që fitimet nga dasmat i kanë marramendëse. Kështu, në festat familjare, duke përfshirë edhe dasmat, është kthyer në traditë dorovitja. Por paraja derdhet lumë sidomos për këngëtarët që mbajnë gjallë natën, kryesisht ata të muzikës popullore.

Në krye të listës së pasanikëve të ahengjeve qëndrojnë këngëtarët: Sinan Hoxha, Artiola Toska dhe Irma Libohova. Pas tyre, sa u takon kërkesave për dasma vijnë: Eli Fara, Aurela Gaçe, Albërie Hadërgjonaj, Poni, Valbona Mema, Mariola, ndërkohë që janë shtuar shumë kërkesat edhe për Alban Skënderajn.

Pagesa për ta arrin shumën 4 mijë euro për një natë, sipas burimeve nga menaxherët e tyre. Nga datat e tyre të zëna përfitojnë punë gjatë verës këngëtarët më të lirë në çmim, të cilët fillojnë me 200 euro deri në 1500 – 2000 euro. Vihet re shtim i madh i këngëtarëve anonimë që kanë nisur aktivitetin në terrenin mjaft fitimprurës të dasmave.

d_1476603706-1980289


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671