Kim Kardashian mbërriti në Nju Jork të hënën, pasi një natë më parë ra pre e një grabitje në apartamentin ku po qëndronte në Paris.
Raportohet se 35-vjeçares iu vodhën rreth 11 milionë dollarë bizhuteri, mes tyre thuhet edhe një unazë e shtrenjtë që i kishte dhënë i shoqi.
Mësohet se personat e armastosur i kishin vënë asaj armën në kokë, por nuk e kanë lënduar.
Disa media thonë se ata i kanë marrë edhe dy celularët, çka shton dyshimet se mund të përdoren për shantazh.
Policia thotë se pesë personat e armatosur u larguan me biçikleta.
Në rrjetet sociale është ngritur pikëpyetje se përse nuk reaguan truprojat e saj.
Grabitësit e lidhën Kim Kardashian, ndërsa ajo u lutej që t’ia kursenin jetën.
Mediat kanë publikuar foto të apartamentit ku po qëndronte Kim.
Kjo është një zonë shumë e fshehtë e qytetit dhe aty shkojnë yje si DiCaprio dhe Madonna.
Një suitë kushton deri në 30 mijë dollarë në javë.
Por kjo nuk i pengoi grabitësit që të futen aty, duke shmangur kontrollet.