Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Trendi më guximtar në shoubiz: A po e teprojnë yjet?

$
0
0

Tendenca më e fundit e yjeve duket se zbulon edhe ekstremin: Të dalësh pa mbathje në tapetin e kuq, madje me një fustan të hapur përpara.

E kanë provuar disa prej modeleve më të njohura në SHBA, e provuan edhe Giulia Salemi dhe Dayane Mello në tapetin e kuq në Venecia.

Por pse po rrezikojnë kaq shumë yjet?

Sigurisht bëhet fjalë për emra që më shumë duan të bien në sy.

Tek e fundit në tapetin e kuq kanë dalë thuajse të zhveshura edhe Rita Ora dhe Bleona Qereti.

Por ky model i ri fustanesh duket se e tërheq menjëherë vëmendjen e medias.

Stilistja Naomi Isted thotë se nuk është fanse e këtij stili, edhe pse po përhapet shumë këtë vit.

Sipas saj, nëse nuk mban mbathje, rrezikon një katastrofë.

Megjithatë me mbathje, ecjen e duhur dhe mungesën e erës, mund të bësh një paraqitje të mirë.

Disa dyqane të njohura si Lasula, Boohoo dhe Missy Empire kanë nisur t’i shesin për të gjithë klientët.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671