Mediat kanë folur gjatë dy ditëve të fundit për ndarjen e aktorit të humorit Albano Bogdo, nga e dashura e tij. Ata ishin në një lidhje të konsoliduar, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka çuar në një ndarje përfundimtare mes dy partnerëve.
E ndërkohë që të gjithë flasin për ndarjen e çiftit, duket se Albano nuk e ka përjetuar aspak këtë moment, por ka gjetur ngushëllim tek “aktorja me b*thë të mëdha”, Eliona Pitarka.
Ai ka publikuar një fotografi ku Eliona i varet në qafë ndërsa Albano nuk nguron t’i prekë vithet.
Në fillim të marrëdhënies së tij me vajzën bukuroshe, me të cilën duket se është ndarë në fillim të verës, Albano shfaqej tej mase i gëzuar, ndërsa postonte edhe foto nga shtrati me atë që e cilësonte si “dashurinë e jetës së tij”.
Albano konfirmoi zyrtarisht lidhjen me vajzën misterioze më 14 shkurt të vitit 2015 dhe atë ditë e cilësoi si ditën më të bukur të Shën Valentinit të festuar deri më tani.
Me sa duket, gjërat nuk kanë shkuar mirë në çift dhe të dy i kanë dhënë fund, duke fshirë çdo gjurmë të marrëdhënies nga rrjetet sociale.