Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Kjo është gruaja me të cilen Brad tradhtëtoi Angelinan

$
0
0

Lajmi i ndarjes së Angelina Jolie-së nga Brad Pitt shkaktoi një tronditje në media. Jolie, 41 vjeçe, më 15 shtator hapi ligjërisht proçesin e divorcit. Sipas një burimi pranë çiftit, Angelina e mori këtë vendim për shkak të “mënyrës sesi po sillet Brad-i me fëmijët” duke qenë “shumë e mërzitur nga mënyrat e tij”.

Burimi shtoi se, Angelina-s i ka ardhur në majë të hundës me Brad-in, sepse ai konsumon drogë dhe alkool.

Nga ana tjetër, të tjera burime thanë për “Page Six” se Angelina-s i treguan për tradhëtinë e Brad-it në sheshxhirimin e filmit të ri, “Allied”, ku luan në krah të aktores franceze Marion Cotillard.

Cotillard, një aktore shumë e vlerësuar në Hollivud, fituese e çmimit “Oscar”, është e martuar me aktorin Guillaume Canet që në 2007-ën.

Ata kanë bashkë një djalë 4-vjeçar. Në 2007-ën, Marion fitoi mirënjohje ndërkombëtare kur u shpall fituese e çmimit “Oscar” si aktorja më e mirë për rolin e këngëtares legjendare franceze Edith Piaf në filmin “La Vie en Rose”. Në 2014-ën, Cotillard u konsiderua “aktorja më e paguar franceze e shekullit të 21-të”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671