Po i kalon pushimet e verës në Evropë, më saktë, në një jaht luksoz në brigjet kroate. Dhe mbrëmjen e kaluar, Nicole Scherzinger bëri një dush me bikini e më pas e ndau atë me ndjekësit e saj në Instagram.
Duke treguar format e saj perfekte, 38-vjeçarja shihet e lagur duke kërcyer në ritmet e këngës së saj me titull “Wet” (E lagur).
Profilet e Nicole Scherzinger në rrjetet sociale janë plot me foto dhe video provokuese, kështu që mos përtoni t’i hidhni një sy./TCh/