Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Foto/ Ja çfarë i puthën serbët Vali Corleones kur shkoi te ata…

$
0
0

vali8King Vali Corleone, djali nga Gjilani, i cili njihet më tepër për deklaratat e tij patetike që vështirë se besohen, por që ka shumë ndjekës, së fundmi ka provokuar fansat me qëndrimin e tij në një diskotekë në periferi të komunës së Gjilanit, ku ka dhe serbë.

“Shkova me tre vetura Hummer, Porsche Cayenne i kuq dhe mini Cooper cabrio, isha me shokë, ç’ka ka të keqe, jam në Kosovë e jo në Serbi”,- tregon Corleone, emri i vërtetë i të cilit është Valdrin.

Ai insiston se shkuarja në diskotekat e serbeve do të vazhdohet edhe në të ardhmen, duke shtuar se kjo është qejf, por edhe trimëri.

“Njerëz që takova atje më thërrisnin King, kisha fansa të shumtë serb, kishte nga ata që më kanë puthur shqiponjën në unazën e arit bardhë me të verdhe me gurë të çmuar”,- tregon Corleone.

Sipas King Vali Corleones, fansat serb kryesisht femra, i kanë bërë të ditur se njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në serbi, Jelena Karleusa, në këngën e saj “Krim i rad”, personazh të këngës dhe klipit ka King Vali Corleone.

“Kur ja kam shikuar klipin kam kuptuar se kjo këngëtare është fanse e imja absolut, dhe i them asaj Welcome to my world”,- thotë Corleone.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671