Marina Vjollca po përmendet shumë ditët e fundit për ndërhyrjet e saj plastike. Në një bashkim fotosh në faqen ‘Demaskime shqiptare’ tregohej Marina radikalish e ndryshuar.
Ndryshe nga sot, ajo përpara ndërhyrje nuk linte shumë për të dëshiruar, ngjante me një vajzë krejtësisht normale!
Por këtë gjë nuk e ka pranuar prezantuesja e “Top Channel”, Marina Vjollca. Ajo ka publikuar dy foto kur ka qenë 15 dhe 17 vjeç. Bukuroshja bjonde gjithashtu ka sqaruar ‘skeptikët’ në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale.
“S’kisha komentuar ndonjëherë lajmet për “ndërhyrje kirurgjikale”, po mendoj se u teprua me akuza të paqena… Jam bërë pjesë e televizionit në moshën 15 vjeçare e normale që kam qenë në proces formimi dhe mënyra e të bërit make up është shumë ndryshe nga përpara. Flm për skeptikët”,- shkruan Marina.