Takat pink të Encës me të cilat u shfaq në videoklipin “Dreq” zunë vend shumë në media, sidomos pasi të ngjajshmet i pati mbathur pas Encës edhe Era Istrefi në Top Awards.
Por, duket se pikërisht këto këpucë të bukura e shumë të komentuara e kanë “tradhëtuar” Encën.
Në Ferizaj, në kuadër të turit veror, Enca dy netë më parë është rrëzuar në skenë por fatmirësisht pa lëndime të rënda.
Dëmi i vetëm ka qenë dëmtimi i këpucëve të cilat me gjasë nga presioni, janë këputur në momentin e rrëzimit. “Vajtimin” për to Enca e ka shprehur në Snapchat ku ka treguar se gati ka “thyer qafën”. Syri i keq!