Vetëm pak kohë pasi zuri vendin e Sofisë krah Arian Çanit, u tha se Andonia Dobi e ka braktisur atë.
Burime të Gazetës Express brenda Tv Klan mohojnë këto lajme duke pohuar se vajza do të udhëtojë drejt Milanos por do të kthehet sërish.
“Andonia do të udhëtojë për në Milano pasi të mbarojë sezoni i “Zonë e lirë”, për të biseduar me një agjenci mode atje, pasi pas prezantimit të fotografive të saj të fundit interesimi ishte i madh për të dhe mbetet të shihet për marrëveshjet që do të arrihen me agjencitë italiane”, tha burimi i Gazetës Express, i cili zbuloi se “Sofia” e re paguhet rreth 400 euro.
Bukuroshja që në ekran zuri vend krah prezantuesit të njohur vazhdon me aktivitetet e saj të modës si pjesë e “Sonny’s Angel”./GazetaExpress/
