Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Foto nga jeta prej aristokratësh dhe urimi prekës i “Supermbesës” për vëllaçkon e vogël

$
0
0

supermbesaDasara Malltezi i ka bërë një urim të veçantë vëllait të saj të vogël për ditelindje.

E përmalluar për shkak se studion në Vjenë të Austrisë për ekonomi, ajo ka postuar një foto bashkë me vëllain dhe qenin e tyre, si aristokratë të vërtetë.

Ja çfarë shkruan Dasara në një anglishte të kulluar:

Gëzuar ditëlindjen Dashuria e jetës time! Duket sikur ishte dje kur erdha në spital dhe të pashë për herë të parë, dhe çdo gjë që ka ndodhur që atëherë duket si një ëndërr ku koha fluturoi me shpejtësi të pabesueshme. E vërtetë, dashuria shtohet me kalimin e kohës, por ti kampioni im i vogël, ma ke marrë zemrën prej kohësh, duke u kthyer në pikën time të dobët. Tani ti je i amdh dhe po rritesh, u bëre 6 vjeç dhe nise shkollën sivjet, dhe kam frikë se koha do të kalojë për ne ashtru sikurse iku këto 6 vjet. Duket sikur një ditë të pashë, pastaj në orarin e drekës ishe 3 vjeç dhe doje që të provoje dorezat e mia të boksit. Në mbrëmje u bëre 5 vjeç dhe vazhdon të të tërheqësh të njëjtat reagime nga unë, sidomos kur më duhet të largohem. Mendimi i viteve të ardhshme, më përshkoi në këtë mënyrë, më tmerron mua, më lë pa frymë. Jam plotësisht e bekuar që të kam vëllan tim të vogël Arti. Të dua më shumë se ç’mund të thuhet me fjalë, apo se ajo që na lejon distanca që të tregoj. Edhe mua më ka marrë malli vëllaçko dhe më vjen keq që nuk jam duke festuar me ty tani. Të dua shumë dhe të uroj një ditëlindje dhe jetë sa më të lumtur!

Dhe faleminderit që më telefonon që të më qetësosh sa herë që bajerni humb ndodnjë ndeshje futbolli hahaha

Të dua kampioni im i vogël.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671