Reperi shqiptar ka nisur pushimet në pazhët e nxehta i shoqëruar edhe nga i ati, Sali Lushaj.
I njohur në radhët e Partisë Demokratike, babai i Stresit ka ekspozuar edhe një tatuazh të veçantë që mban në krahun e zemrës.
Është pikërisht simboli i PD-së brenda një shqiponje.
Disa vite më parë, kur Pd qeverise vendin, Sali Lushaj u shfaq duke qarë në një konferencë për shtyp, ku tregoi tatuazhin dhe u ankua se Partia Demokratike e kishte braktisur.
Si duket, gjërat më vonë shkuan më mirë për ish-truprojen e Sali Berishes.
Lushaj nuk u ankua më.
Pak kohe me pare Stresi tha se do ta linte muziken dhe do te largohej nga Shqiperia.
Ai nuk ka ngurruar te sulmoje ashper ne rrjetete sociale Edi Ramen dhe Saimir Tahirin.
Stressi ka patur shpeshhere probleme me policine dhe me e fundit prej bemave te tij qe nje arratisje nga komisariati i policise, ku ishte ndaluar per nje verifikim.