Pak ditë më parë në media u përhapën lajmet për një romancë të re të këngëtarit nga Korça, Stefi Prifti.
Por mesa duket e vërteta është krejtësisht ndryshe. Këngëtari ka reaguar për “Bluetooth”, duke sqaruar se nuk ka asnjë gjë të re në jetën e tij dhe për më tepër një lidhje.
Ai thekson se të gjitha intepretimet e fotos janë të gabuara, prandaj ka preferuar edhe të hesht duke mos i dhënë rëndësi kësaj ngjarjeje, megjithëse nuk e përjashton mundësinë e marrjes së masave ligjore.
“Unë mund ta padis. Mund të dal edhe jashtë vetes. Unë ulem me shumë femra në kafe, për punë, kam miqësi, shoqëri. Ajo nuk është femra e parë me të cilën jam ulur.
Është tjetër gjë që një paparac të të kapi në një situatë flagrante dhe mund ta shfrytëzojë, por të jesh duke biseduar dhe të abuzohet me emrin e gruas është e padrejtë”, ka thënë ai.
Stefi ka thënë më tej se ato që janë shkruar nuk janë sportive dhe nëse do të abuzohet me gruan e tij të ndjerë, kjo do të ishte një intrigë.


