Ish-banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere, duket se është bërë disi konfuze gjatë mbrëmjes së djeshme kur ishte e ftuar në emisionin “Proçesi Sportiv”, në “Top Channel”.
E pyetur nga moderatori se me cilën parti është Bamir Topi, i cili gjithashtu ishte në panel, ajo është përgjigjur me Partinë Demokratike.
Në atë çast Topi ka nisur të qeshë, pasi vajza gaboi duke harruar se ai ka themeluar partinë e re “Fryma e re Demokratike”, ku është edhe kryetar. Në fund të emisionit Bamiri dhe Xhensika kanë bërë edhe një foto së bashku.