Mund ta shohësh si fat. Ke lindur e/i bukur dhe harxhon kohë para kamerave dhe njerëzit adhurojnë pamjen tënde në kalendarë. Ose mund të jesh i zhgënjyer edhe pse vijon të nënshkruash kontrata modelingu. Kjo është pak a shumë çfarë i ndodh Bledjan Beqirllarit dhe Amina Shenas.
I pari e ndjen veten: “Jo të vlerësuar nga ana e fitimeve që i kanë ofruar nëpër setet fotografike ” ndërsa Amina ” ndihet me fat që adhurohet nga fansa-t e saj dhe shprehet që do ishte shumë e lumtur nëse ky profesion do zgjaste përjet ” Të dy kanë një kujdes të veçantë për pamjen.
Ai është nje djalë simpatikë që kujdeset shumë për aparencën e tij , gjithashtu dhe për mënyrën se si komunikon. Shprehet në mënyrë shumë delikate për pakënaqësitë që ka hasur gjatë kohës, dhe se këto pakënaqësi e kanë bërë atë të mos fokusohet vetëm tek modelingu, por te ket dhe angazhime të tjera , pse jo dhe më fitim prurëse.
Amina, po ashtu një vazë shume e bukur dhe e vlerësuar në shumë raste për bukurinë e saj, shprehet se është shumë e kënaqur me këtë profesion. Ajo ka që në moshën 15-vjeçare që e ka nisur karrierën në këtë fushë dhe do ndihej shum me fat nëse do zgjastë përjet. Por nuk la pa përmendur dhe faktin se, në shqipëri nuk ka fitime sa edhe jashtë.
Bledian Beqirllari: Zhgënjimi është pjesë
Si nisi eksperienca jote në fushën e modelingut?
Nisi si një sugjerim nga disa të njohurit e mi qe merreshin me atë fushë. Ma prezantuan si një punë të bukur dhe fitim prurëse, kështu që thashë përse mos ta provoj.
Si reaguan familjarët e tu kur ke bërë këtë zgjedhje?
Reaguan pozitivisht, pasi deri më tani kam bërë zgjedhjë të duhura sipas tyre kështu që kisha përkrahjen e tyre.
Modelingu ka ndikuar pozitivisht apo negativisht në njohjet e tua të reja?
Nuk kam lejuar që modeling të ndërhyj në zgjedhjet e mia personale. Por mund të them që unë kam “përdorur” modelingun për fitimet e mija personale.
Të qenurit model në shqiperi që mund të themi se ka një konaotacion disi delikat, si përballesh ti me këtë realitet?
Unë jam më shumë i përfshirë në zhanerin e fotomodelit, pra jam imazh i disa markave dhe përballja ime me këtë konotacion nuk është shumë e drejpërdrejtë.
Ia vlen si profesion? Ka të ardhura?
Të ardhurat janë relative, në rastin tim nuk mund të them që ishin fitim prurëse, pasi nuk nuk nënshkrova asnjë kontrat që që të më jepte mundësinë e një fitimi të madh.
Modelingu është primar ne jetën tënde,apo ke dhe angaxhime të tjera?
Fitimet janë të pakta, pra unë duhet të merrem dhe me angazhime të tjera për të përballuar jetesën në Tiranë.
Të qenurit i bukur beson se është arma jote kryesore?
Nëse do quaja armë të fortë bukurin time, do isha i përqëndruar vetëm tek aparenca ime dhe nuk do merresha me angazhime të tjera.
Si je trajtuar nga stafi (producentët)?
Shumë mirë se nga momenti që është interesi në mes domosdoshmërisht të bën të jesh i sjellshëm.
Ndihesh i veçantë fakti që je shumë i ndjekur në rrjetet sociale?
Në fillimet e mija po, pasi ishte një eksperiencë e re në jetën time, por pasi koha kalon, nuk të bën më përshtypje se kupton që jeta nuk është vetëm pëlqimet që merr nga këta persona.
Do ia sugjeroje të rinjve si profesion?
Nëse do kishin kohë të lirë dhe dhe nuk fokusoheshin vetem aty përse jo, ia vlen të bëhet.
Nëse për një kauz sociale do të kërkohej të bëje një set me foto nudo do pranoje?
Po për një kauz sociale do pranoja. Nëse do ishte për përfitime personale nuk besoj se do pranoja.
Si do e përshkruaje t’i botën e modelingut?
Nga ana sipërfaqësore gjithccka duket mrekulli, por nëse e sheh një brendësi zhgënimi bëhet pjes e jotja…
Amina Shena: Nudo nëse do ndjehesha mirë
Si nisi eksperienca jote në fushën e modelingut?
E kam filluar si karrier në moshën 15 vjeccare. Kam pozuar për firma të ndryshme si revista, kalendarë, sfilata, reklama.
Si reaguan familjarët e tu kur ke bërë këtë zgjedhje?
Shumë mirë. ,më kanë përkrahur dhe mbështetur për ta vazhduar.
Modelingu ka ndikuar pozitivisht apo negativisht në njohjet e tua të reja?
Deri tani pozitivisht m nuk ka arsye pse të ndikoj negativisht.
Të qenurit model në shqiperi që mund të themi se ka një konaotacion disi delikat, si përballesh ti me këtë realitet?
Deri më tani nuk jam përballur me këtë realitet, mund të them që ndihem disi me fat.
Ia vlen si profesion? Ka të ardhura?
Këtu në shqipëri nuk është se ka fitime të mëdha, megjithatë unë jam e kënaqur mendoj se jan vlerësuar për punën që kam bërë.
Modelingu është primar ne jetën tënde,apo ke dhe angaxhime të tjera?
Për momentin nuk kam angazhime të tjera, pasi jam fokusuar vetëm tek modelingu.
Të qenurit I bukur beso se është arma jote kryesore?
Të qenurit e bukur të ndihmon, por nuk është arma kryesore për të ecur në jetë.
Ndihesh I vecant fakti që je shumë I ndjekur në rrjetet sociale?
jo e vecant, por me fat.
Si je trajtuar nga stafi (producentët)?
Nuk është se kemi patur mosmarrëveshje, kemi patur bashkëpunim të mirë.
Do ia sugjeroje të rinjve si profesion?
Është një profesion I bukur, përse mos ta provonin nëse do plotësonin kushtet.
Nëse për një kauz socialem do të kërkohej të bëje një set me foto nudom do pranoje?
Kauza sociale nuk është arsyeja kryesore nëse do bëja një set me foto nudo do e bëja nëse ja vlen dhe do ndihesha mirë.
Si do e përshkruaje ti botën e modelingut?
Është po aq e bukur sa dhe e veshtirë, por unë do e përshkruaja si një eksperiencë të veçantë./Anxhela Kuka/