Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Video: Të tjera ‘surpriza’, Eneda Tarifa harron këngën në Londër

$
0
0

Këngëtarja Eneda Tarifa, e cila po vijon turneun promovues nëpër qytete të ndryshme europiane, duket se ka përjetuar sërish një moment jo të këndshëm gjatë performancës në Londër.

E ftuar në eventin “London Eurovision Party”, Eneda Tarifa u ngjit në skenë duke kërkuar për shqiptarë të pranishëm në diskotekë.

Me të marrë mbështetjen e publikut, këngëtarja e cila u kritikua për situatën e sikletshme me anglishten e saj gjatë intervistës në Amsterdam, vijoi me interpretimin live të këngës “Fairytale”.

Gjithçka duket se po shkonte mirë deri përpara fundit, kur Enedës i duhej të përsëriste dy herë në finale, refrenin e këngës.

Ky moment është lehtësisht i dallueshëm në min: 3.08 të videos, pavarësisht se si një profesioniste e vërtetë, ajo u mundua ta marrë situatën në dorë, që problemi mos kuptohej, raporton Lapsi.

Ndërkohë Jeta Osh Qef tregon se çfarë opsionesh të dalin në kërkimet që bëhen në Google.al.

eneda


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671