Numri i deputeteve femra në Parlament është rritur dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për vendin tonë, duke treguar se jemi më afër vendeve evropiane që gjithmonë mbajmë si shembull, por edhe një hap shumë i rëndësishëm në jetën sociale të vendit.
Esmeralda Shkjau

Është një nga anëtaret e Partisë Socialiste, është diplomuar për Menaxhim biznesi. E nisi rrugëtimin e saj në politikë si koordinatore e rrjetit të vullnetarëve të Partisë Socialiste, qarku Durrës, deri te betimi si Deputete e Kuvendit. Është një nga femrat më të bukura të Partisë Socialiste.
Arta Dade

Gruaja e parë në Shqipëri që ka mbajtur detyrën e Ministres së Punëve të Jashtme. Ka punuar si pedagoge në departamentin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës. Një nga anëtaret më të njohura të Partisë Socialiste, jo vetëm në fushën politike, por njëkohësisht edhe paraqitjen e saj, gjithmonë zyrtare dhe me klas. Gjithashtu, ka është emëruar edhe zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë.
Mimi Kodheli

Është diplomuar për financë, si dhe ka një master në Administrim Biznesi nga Universiteti Lincoln. E pozicionuar në psotin e Ministres së Mbrojtjes, është gruaja e parë që vendoset në një post të tillë në Shqipëri. Gjtihmonë ka ditur të mbajë larg jetës së familjes politikën. “E ruaj dashurinë me mënyrën si sillem, që nuk është një mënyrë pa emocione, as banale, është një mënyrë intriguese. Unë kam emocione të forta dhe i shfaq dhe gjithmonë i jam dedikuar familjes. Bëj rolin e gruas, nënës. Nuk sjell në familje ministrin,” ka thënë ajo në një intervistë, raporton revista Class.
Elisa Spiropali

E cilësuar si një drejtuese kurajoze e institucioneve publike, Elisa është një politikane por edhe një mama e përkushtuar. Ish- drejtoresha e Doganave ka një familje shumë të bukur dhe një vajzë të vogël me emrin Nalta, të cilës ka vendosur t’i kushtojë gjithë kohën e saj.