Modelja 19-vjeçare, Bella Hadid, i mban të përditësuar fansat e saj me ato që ndodhin, duke publikuar fotografi në rrjetet sociale.
Ajo është duke shijuar pushimet në ishullin Saint Barts, nën shoqërinë e disa mikeshave të saj.
Bella, motra e modeles tjetër të famshme, Gigi Hadid, është një nga modelet më aktive në rrjetet sociale dhe fansat e saj, i vë në dijeni gjithmonë për vendndodhjen dhe aktivitetet që ka në program.
Ndërkohë, bëhet e ditur se bukuroshja është në bisedime me organizatorin e “Javës Australiane të Modës”, IMG dhe me linjën e rrobave, “Misha Collection”, për të qenë pjesë e atij evenimenti.