Reperi “Noizy” ka publikuar sot në kanalin e tij zyrtar në “YouTube” klipin e ri të këngës “Grande”.
Ajo që vihet re në këtë klip është prezenca e Erik Fullanit, djalit të ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Eriku shfaqet me “Benz”-in e tij luksoz, së bashku me djemtë e grupit “OTR”.
Në klip, që më së shumti është xhiruar mbrëmjen e disa ditëve më parë në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, vihet re edhe prezenca e VIP-ave të tjerë si Çiljeta dhe Enca, por edhe shumë makinat luksoze.
Vetëm 3 orë pas publikimit, videoklipi ka arritur më shumë se 65.000 klikime në rrjetin social “YouTube”./shqiptarja.com/