Pak orë më parë Getoar Selimi në bashkëpunim me Onatin solli videoklipin “BS”.
Përveç se u raportua se melodia e këngës është e vjedhur, “Telegrafi” ka zbuluar edhe disa detaje të reja rreth këngës dhe paraqitjes skenike të këngëtarëve.
Në fakt, bëhet fjalë për syzet e reperit shqiptar, Getit dhe vijës melodike të këngës.
Sipas një hulumtimi të bërë del që syzet e reperit kanë kushtuar më tepër se melodia e vjedhur e këngës.
Syzet e Getit kushtojnë rreth 1811 euro në tregun ndërkombëtar sipas ueb-faqes “farfetch.com”.
Kurse vija melodike e këngës së vjedhur, përkatësisht është blerë online vetëm për 99 cent duke u bazuar në ueb-faqen itunes.
Ndërkohë, vija melodike e këngës është kopjuar nga ajo “Welcome dans la gropte”, të cilën e sollën në vitin 2014 katërshja e reperëve francezë, Blacky Blaak, Neto, Raz dhe Matso.