Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Olta Gixhari në polici?! Aktorja flet për herë të parë pas lajmit!

$
0
0

oltaNga Ergisa Bejkollari

Disa lajme që bënin protagoniste aktoren Olta Gixhari kanë qarkulluar së fundmi në internet. Sipas tyre, Gixhari ishte paraqitur në njërin prej rajoneve të Policisë në kryeqytet për të dëshmuar në lidhje me konÞiktin e gazetarit të “ABC News” Eni Shehu dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Por, e kontaktuar nga Anabel.al, ajo e ka mohuar lajmin dhe ka shpjeguar sesi ka ndodhur ngjarja në të vërtetë.

“Nuk e kuptoj përse ka qarkulluar ai lajm. Unë në të vërtetë u thërrita në Prokurori dhe jo në rajonin e policisë. Më thirrën për të dëshmuar, gjë e cila ishte e habitshme pasi nuk kam qenë as në vendngjarje në momentin kur ndodhi përplasja. Shfaqja “Tri Motrat” zhvillohej me trupa aktorësh dhe grupi ku unë bëja pjesë, nuk luante fare atë natë “ka thënë Olta për të sqaruar lexuesit në lidhje me debatin midis gazetarit dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar. Gazetari Shehu, depozitoi denoncimin e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku deklaroi se ishte dhunuar nga Çuli në ambientet e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë ky i fundit uvetëmbrojt duke thënë se Shehu ka qenë i droguar në momentin e konfliktit./Anabel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671