Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Noizy fyen Getoarin, ja si quan

$
0
0

getiAta janë dy nga reperët më të famshëm shqiptarë, por gjithashtu të ashpër, kur i duhet të përballen me njëri-tjetrin. Sikur mos mjaftonte sherri fizik i disa vite më parë në aeroportin e Zyrihut, Noizy dhe Getoari vazhdojnë përplasjen në distancë. Jo më nëpër këngë, këtë rradhë bëhet fjalë për një deklaratë fyese të kryetarit OTR, kundër krijuesit të BabaStars.

I ftuar në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, reperi Noizy ka thënë se nuk e njeh fare Getoarin.

“Nuk i njoh Babastars. Getoari kush është ai që fitoi Eurovizionin ( Konchita)?, ka thënë reperi për rivalin e tij numër një.

Mos prisni sherr pasi Getoar Selimi i është përgjigjur me heshtje ofertës së Noizyt se ai është si Konçita.

Reperi nga Kosova ka postuar pak minuta më parë një foto nga koncerti i sotëm në një nga klubet e Tiranës.

Mesa duket Getoari e ka lenë këtë çështje në qetësi.

“Babastars” dhe Noizy janë rrahur muaj më parë me grushte në mes të aeroportit të Zurich-ut. Ka qenë ky lajmi që është përhapur me një shpejtësi marramendëse gjatë asaj dite, e që ka marrë përgjigje të menjëhershme nga të dy protagonistët.

Por le të shpresojmë që dy reperat mos të takohen përsëri në ndonjë aeroport…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671