Një nga fëmijët më të famshëm në Italinë e viteve ‘90 ishte padyshim edhe ai. Adriano Pantaleo u bë i njohur edhe në Shqipërinë e atyre viteve me transmetimin e serialit televiziv “Amico mio”.
Personazhi i tij i quajtur Spillo, ishte i dashur edhe për shqiptarët.
Nga ajo kohë Pantaleo ka realizuar një sërë filmash në kinematografinë italiane, por ky emër e ka ndjekur ende nga pas.
Sot është 33 vjeç dhe sapo ka nxjerrë filmin e fundit në kinematë italiane.