Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Xhesika: Kam qenë nudo në tualet, por “seksi” është montazh (VIDEO)

$
0
0

seks“Fotot e mia duke kryer marrëdhënie seksuale janë montazh, edhe pse kam qenë me atë person nudo në tualet”.

Kështu është shprehur këngëtarja Xhesika Ndoji, gjatë intervistës dhënë për Turjan Hyskajn në Oktapod.

Këngëtarja ka theksuar se për ato foto, ka denoncuar në polici 2 persona, emrat e të cilëve nuk ka pranuar t’i bëjë të ditur.

Këngëtarja, që sot nxjerr klipin e ri të këngës “Kamasutra”, tha se ka pasur lidhje me djalin në foto, por ka qenë histori e mbyllur prej kohësh.

Këngëtarja, që është përfshirë në shumë thashetheme rozë, iu kundërvu edhe modelit Valer Kolnikaj, duke e akuzuar për shpifje dhe duke e quajtur atë “gay”.

Lidhur me lajmin se është gjetur dikush në dollapin e shtëpisë së saj nga policia, Xhesika sqaroi se ka qenë një hakmarrje e kunatit të saj, për t’i dëmtuar imazhin, pasi motra e saj e kishte ndarë rreth 6 muaj më parë.

Ndoji thotë se policia u njoftua nga kunati dhe se në dollap nuk kishte asnjë njeri, por kanë qenë të gjitha lajme jo të vërteta. Përsa i përket një kontradikte në distancë me një tjetër këngëtare që quhet Gugu dhe motrën e saj, Xhesika tha se nuk e ka pasur me të kur ka folur për femra “escort”.

Ndoji pranoi se me djalin që ka lidhje me Gugun, ka pasur një histori të shkuar, kur ai kishte kërkuar shoqëri dhe ajo nuk e kishte pranuar.

Sipas saj, është sqaruar me të dyja vajzat dhe nuk ka asnjë mesazh problematik, për të cilin motra e Gugut ka thënë se do ta bëjë publik.

Këngëtarja u shpreh e zhgënjyer nga miqtë e saj, por edhe nga mediat, të cilat e kanë vënë në shënjestër.

Sipas saj, ish-anëtarja e Big Brother, Katerina Shkëmbi, për të cilën u shpreh se ka ndarë bukën, ka shpifur për të.

“Dua të di vetëm nëse e bën më çiçin tek ferrra”, ishte përgjigjja e Xhesikës për të.

Xhesika Ndoj zbuloi se së shpejti do të nxjerrë një këngë të re bashkë me Kallashin, që quhet “Shoqe Bitch”…


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671