Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Albana Osmani në një film Hollivudian

$
0
0

albanaProjekti gjigand i Mercury Films do të rrëfejë një Shqipëri, si kurrë më parë.

Një projekt i madh Hollywood-ian do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në sytë e të gjithë botës. Lajmi bëhet i ditur ekskluzivisht për Anabel.al nga Mercury Films, kompania filmike që do të sjellë në jetë këtë film, që parashikohet të jetë projekti më i madh kinematografik ndonjëherë në Shqipëri. ‘Lazarat Burning’ do të ketë në kastin e tij aktorë të shquar të Hollywood-it por jo vetëm; aktorë shumë të njohur rusë do të jenë pjesë e këtij kasti, si edhe disa emra të njohur të ekranit shqiptar. Albana Osmani, moderatorja e ‘Fiks Fare’, do të debutojë në këtë film për herë të parë si aktore me një rol shumë të rëndësishëm për ngjarjen e filmit.

Bashkë me të, do të luajnë edhe Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi e Blerim Destani, të 3 emra të njohur të fushës së filmit. Producentët e Mercury Films, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Crawford nisën në janar të 2016-ës ekspeditën e tyre shqiptare; ‘Lazarat Burning’ do të shfaqë një Shqipëri krejt ndryshe; larg hiperbolizimeve, në këtë film rrëfehen shqiptarët që luftojnë për idealet, mes gjiththçkaje u është dashur të kalojnë. Një Shqipëri me njerëz shpirtmëdhenj, pavarësisht dramave e rrethanave të pazakonta, do të shfaqet për publikun në të gjithë botën prej qershorit të 2017-ës. ‘Skenari frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë, që zë vend në zemër të Shqipërisë’ shkruan Mercury Films në letërnjoftimin e tyre zyrtar për Anabel.al./Anabel.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671