Në mesditën e të hënës, Rihanna publikoi videoklipin e saj më të ri, atë të këngës ‘Work’ në bashkëpunim me Drake.
‘Work nga Rihanna dhe Drake- pamje eksplicite’, shkruhet në videon në Youtube. Por nuk do ta kuptoni sa duhet nëse shikoni vetëm 4 minutat e para.
Videoja 7-minutëshe është krijuar në formën e 2 klipeve brenda një klipi, ku pjesa e parë shfaq Rihanna-n dhe Drake teksa kërcejnë në mënyrë provokuese, shumë pranë njëritjetrit, në një klab të mbushur me njerëz. Në këtë pjesë të videos Rihanna ka veshur një fustan rrjetë në ngjyra xhamajkane, teksa kërcen tëerkun e famshëm (kërcimi me të pasme) pranë Drake.
Sidoqoftë, kur mendojmë se kaq ishte, kënga nis nga fillimi dhe shfaqet Rihanna vetëm me Drake në një dhomë, ku ai qëndron në sfond teksa Rihanna kërcen topless, vetëm me një bluzë të tejdukshme dhe një fund me prerje të çrregullt.
Të 2 videoklipet janë të përqëndruar tek këngëtarja nga Barbados-i, ndërsa Drake qëndron përgjithësisht në sfond. Kënga është publikuar si single-i i parë i albumit ‘ANTI’, më të fundit që Rihanna ka hedhur në treg me shumë sukses. Pasi anulloi shfaqjen në Grammy Awards për shkak të problemeve shëndetësore dhe shtyu tour-in e saj botëror për probleme teknike, Rihanna ka lumturuar kështu fansat:
Anabel