Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Intervista/DJ Sardi: Unë jam i dashuruar, kjo është e vërteta ime dhe e Arilenes

$
0
0

sardiDJ Sardi është një nga njerëzit më të njohur në Shqipëri që luajnë muzikë. Atë mund ta gjeni në club-et e natës dhe së fundmi edhe në bashkëpunime të vazhdueshme me këngëtarët më në zë.  Në këtë intervistë DJ Sardi ka treguar për jetën e natës që bëjnë politikanët dhe sjelljet e tyre në club-e. Gjithashtu,këto kohë po përflitet shumë në media për jetën e tij sentimentale, DJ Sardi ka pranuar që është i dashuruar dhe ka treguar të vërtetën për thashethemet me Arilenen.

Sardi na trego pak si nisi pasioni juaj për muzikën?
Unë mendoj se kam lindur me këtë pasion, pasi babi im Flamur Shehu është kompozitor. Gjithashtu kam ndjekur studimet në Akademinë e Arteve për piano.

Ju punoni gjatë natës, ditën çfarë bëni?
Edhe gjatë ditës unë punoj, çdo gjë që bëj ka lidhje me muziken. Dita ime nis me muziken, kaloj shumë kohë në studio duke krijuar muzikë dhe duke dëgjuar këngët e reja për festën e radhës.

Keni ndonjë pasion tjetër që ndoshta e keni mbajtur të fshehtë?
Kam një pasion tjetër, i cili në fakt nuk është i fshehtë por jo të gjithë e dinë. Unë e adhuroj sportin, të gjitha llojet e sportit. Jam shumë i apasionuar pas tij. Dita ime nis me dy pasionet e mia, sportin dhe muzike.Frekuentoj rregullisht palestren.

Puna juaj ju lidh me njerëz të fushave të ndryshme duke përfshirë dhe artistët dhe figurat e njohura në Shqipëri, sa e frekuentojnë ata jetën e natës?
Ka kaq shumë. Në gjithë këto vite që unë luaj muzikë kam rastisur të shoh shumë figura të njohura në club-e, duke nisur nga futbollistët, këngëtarë e politikanë gjithashtu.

Nga politikanët kush e frekuenton më shumë?
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Kryetari i opozitës Lulzim Basha, Blendi Klosi, Monika Kryemadhi e shumë të tjerë gjithashtu. Përgjithësisht prania e tyre në club-e lidhet me festat që organizohen nga vetë ata.

Si sillen në club-e? E heqin “kostumin serioz”?
Në përgjithësi janë të përmbajtur dhe të kujdesshëm.

Jeni penduar ndonjëherë për profesionin që keni zgjedhur?
Jo në asnjë moment, sepse unë e dua punën që bëj dhe pa muzikë jeta ime do të ishte bardh e zi.

Nëse nuk do ishit DJ, çfarë pune do bënit?
Duke qenë se kam pasion sportin mbase mund të isha futbollist. Ose…kryeministër i vendit (qesh).

Tani nuk jeni më një figurë e panjohur për publikun shqiptar, sa ka ndikuar “Dance With Me” në karrieren tënde muzikore?
‘Dance With Me” ishte një nga eksperiencat televizive më të bukura të jetës time dhe sigurisht që ka ndikuar edhe pozitivisht në punen time.

Shoqëroheni më me konkurentët e “Dance With Me”? Me kë më shumë?
Patjetër, shoqërohem pothuajse me të gjithë, me konkurentët dhe me produksionin në tërësi.

Cilat janë planet tuaja për këtë vit? Ndonjë bashkëpunim?
Jam duke punuar me disa projekte për veren me artistë shumë të njohur në Shqipëri por edhe të huaj gjithashtu.

Ju lodh jeta e natës?
Eshtë e lodhshme por muzika të jep një ndjesi të bukur dhe kjo të bën të harrosh lodhjen. Është bukur kur e dashuron punen që bën.

A është i dashuruar Sardi?
Sigurisht që po….me muziken.

Si qëndron e vërteta e marrdhënies me Arilenen?
Me Arilenen jemi miq, kemi respekt reciprok dhe një marrdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Me pak fjalë jemi miq shumë të mirë.

Intervistoi: Donjeta Zeqa


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671