Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Ledioni me Sarën dhe vjehrrën Vjollca Hoxha

$
0
0

lediFesta e 18-vjetorit të Top Albania Radios ka rezervuar surpriza të këndshme për të pranishmit. Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga mbledhja e stafit të Top Medias në Folie Tarrace, tashmë kanë dalë në dritë detaje të reja. Veç asaj që u komentua si pajtimi i Ledionit me Arbanën dhe Xhemin, atë mbrëmje thuhet se i fejuari i trashëgimtares, Sara Hoxha, ka djegur shaminë e beqarit.

Atmosfera festive i ishte besuar stafit të Portokalli dhe në momentin kur Salsano Rapi ka qenë duke kënduar këngë të Shqipërisë së mesme, prezantuesi i “The Voice”, i kërkoi kolegut të tij të këndojë “Shaminë e beqarit”. Por, Salsano nuk ka dashur të nxitohet dhe i është përgjigjur se duhet të marrë leje nga “e madhja” (Vjollca Hoxha). Siç tregojnë të pranishmit, në këtë çast Presidentja e Top Medias është ngritur duke qeshur dhe të gjithë ia kanë marrë valles, shkruan “Who”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671