Hughes dhe Plath njihen si çifti i poezisë, ndërsa marrëdhënia midis Sartrit dhe de Bëvuar nuk do të quhej aspak e tillë nëse ajo nuk do të ishte e komplikuar. Ata nuk u martuan kurrë, nuk patën kurrë fëmijë dhe as nuk jetuan bashkë. Kjo, mbi të gjitha, ishte një lidhje intelektuale. Kurse Jay-Z, një nga reperët financiarisht më të suksesshëm në botë, u martua në vitin 2008 me një tjetër këngëtare tepër të suksesshme siç është Beyonce. Thuhet se sot ata janë një ndër çiftet që kanë fitimet më të mëdha në botë. Ja kush janë dyshet më dinamike të historisë sipas “The Guardian”.
1. Ted Hughes dhe Sylvia Plath
Hughes dhe Plath njihen si çifti i poezisë. Gjatë martesës së tyre, Plath luante me violinë për të. Në librin “The Savage God” të Al Alvarez, ai spekulon se çdo të thotë të kesh dy poetë të atij kalibri brenda të së njëjtës çati “Kur dy gjenij origjinalë, ambicioz dhe poetë në kohë të plotë bashkohen me martesë…çdo poezi që e shkruan njëri e ndjen edhe tjetri sikur të jetë gërmuar nga kafka e tij ose e saj”.
2. Antony Sher dhe Greg Doran
Greg Doran u takua me Antony Sher 25 vjet më parë, kur po xhironin “Tregtarin e Venecias”. Doran ishte në rolin e Solanio-s, i cili kishte si kundërshtar Shylock-un, që luhej nga Antony Sher. Jashtë skene, ata ranë në dashuri. Doran është sot drejtori artistik i Teatrit Shekspiri (Royal Shakespeare Company) dhe së bashku me Antony-n, ata janë një dyshe e shquar e këtij Teatri, ku veprat e Shekspirit që vihen në skenë janë të një niveli të lartë. Sher dhe Doran kanë folur gjithë hapur për marrëdhënien e tyre.
3. Jean Paul Sartre dhe Simone de Beauvoir
Ekzistencializmi nuk ishte gjëja më intime e tyre. Marrëdhënia midis Sartrit dhe de Bëvuar nuk do të quhej aspak e tillë nëse ajo nuk do të ishte e komplikuar. Ata nuk u martuan kurrë, nuk patën kurrë fëmijë dhe as nuk jetuan bashkë. Kjo, mbi të gjitha, ishte një lidhje intelektuale. Ata lexonin dhe influenconin në veprat e njëri-tjetrit. Në novelën e saj të parë “She came to stay”, Simonë de Bëvuar flet edhe për marrëdhënien e tyre intime.
Jay-Z, një nga reperët financiarisht më të suksesshëm në botë, u martua në vitin 2008 me një tjetër këngëtare tepër të suksesshme siç është Beyonce. Thuhet se sot ata janë një ndër çiftet që kanë fitimet më të mëdha në botë. Në një intervistë me Revistën “GQ”, Beyonce tha se “një martesë funksionon kur të dy partnerët nuk cënojnë pavarësinë e njëri-tjetrit. Duhet të njohësh vlerat e vetes, dhe nuk është e domosdoshme që dikush t’ju tregojë se kush jeni”. Vajza e tyre, Blue, lindi në vitin 2012. Jay Z i dedikoi asaj një këngë me titullin Glory.
5. Frida Kahlo dhe Diego Rivera
Ky çift i fuqishëm piktorësh njihen për pikturat që i bënin vetvetes. Frida Kahlo (1907-1954) pikturoi martesën e saj me Diego Rivera-n (1886-1957), portret i cili mbeti në mendjet tona përgjithmonë. Ai gjithashtu e pikturoi atë në “Baladën e Revolucionit”. Për 20 vite, Diego ishte mësuesi i saj, ishte një burrë mbipeshë dhe kishte pamjen e një të dehuri. Frida thotë “edhe se më ngjallte frikë përsëri isha e interesuar për të”. Nëna e Fridës e krahasonte martesën e tyre si ‘një elefant me një pëllumb’.
6. Harold Evans dhe Tina Brown
“Ju nuk bëni miq, thjesht krijoni kontakte” – ky është citimi i famshëm i Tina Brown-it sapo arriti në Nju Jork, ku merrej me redaktimin e New Yorker, Vanity Fair dhe Daily Beast. Harold Evans, botuesi i Sunday Times për 14 vjet, ishte për të gjithnjë më shumë se nëj kontakt…Ata ishin çifti i fuqishëm gazetaresk në samitin e shoqërisë manhatanase. Ata u takuan në vitin 1973, përmes agjentit Pat Kavanagh. Evans është 25 vjet më i madh se Broën, por ata ndajnë sëbashku talentin e tyre.
7. Pierre dhe Marie Curie
Vajza e parë që e tërhoqi Pierre-n (1859-1906) ishte Marie (1867-1934) sepse ajo dallonte nga vajzat e tjera, me gjithë pasionin e saj për shkencën. Në fotografitë që i kanë mbijetuar kohës, fytyrat e tyre kishin një pamje studiozësh. Mendjen e kishin më shumë tek eksperimentet e tyre se sa te njëri-tjetri. Në vitin 1898, ata zbuluan elementët e radiumit dhe poloniumit – puna e tyre e çmuar si pionierë të radiologjisë fitoi një çmim të përbashkët Nobel në vitin 1903. Sot, emrat e tyre janë të gdhendur në Panteonin e Parisit. Ata e trashëguan gjenin shkencor: Fëmijët dhe nipërit e tyre u bënë shkencëtarë të dalluar gjithashtu.
Hillari dha dorëheqjen nga posti i saj si sekretare e Shteteve të Bashkuara dhe tani është kandidate për Presidente e Amerikës. Duket e paperceptueshme se ajo do të marrë një post që do ta çonte pas në karrierë. Si bashkëshortja e Bill Klintonit, ajo ishte Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001-shin – prandaj titulli i saj duhet të shkojë gjithnjë e më lart. Hilari shkruan: “Bill-i dhe unë filluam një bisedë në pranverën e vitin 1971…dhe sot pas 30 vitesh, ne akoma po diskutojmë”.
Jiang Qing – në Perëndim e njohur si “Zonja Mao” – ishte bashkëshortja e fundit e Maos. Një aktore dhe një figurë e rëndësishme e Partisë Komuniste të Kinës, ajo ishte një nga aktivistet kryesore të Revolucionit Kulturor. Pas vdekjes së tij, në shtator të 1976-s, ndikimi i saj në politikë filloi të zbehej. Muaj më pas, rënia e saj ishte e plotë. Ajo u arrestua dhe u akuzua si një kundër-revolucionare. Ajo u dënua me vdekje, dënim i cili më vonë u ndërrua me burgim të përjetshëm. Zonja Mao kreu vetëvrasje në vitin 1991.
10. Javier Bardem dhe Penelope Cruz
Pjesë e pushtetit të tyre është që e mbajnë larg shtypin. Çifti ‘i nxehtë’ spanjoll u takuan bashkë për herë të parë kur Penelope ishte adoleshente. Ata bënë një debutim të përbashkët në filmin “Jamon Jamon” (1992) ku Javier Bardem ishte në rolin e një toreadori dhe modeli të brendshmesh. 15 vjet më vonë ata aktruan sëbashku përsëri. Xhiruan dhe tre filma të tjera para se të martoheshin në Bahamas. Kanë një djalë të quajtur Leo, dhe vajzën e vogël Luna.