Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Sonila Meço kritikon Shqipërinë që nuk mori shembull nismen e Alketës

$
0
0

Artistja e njohur, Alketa ka marrë një nismë që ka rikthyer në vemendje gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë.

Nisma kishte të bënte me sensibilimin e shoqërisë, duke i kërkuar çdo vajze e gruaje në Kosovë të dhuroje një fustan, “lëkuren e re për të dhuruar një Instalacion gjigand në stadiumin e Prishtines.

Ja çfarë shkruan Sonila Meço në facebook: “#mendojperty Alketa, artiste, pagezoi me kete perkushtim nje prej nismave me frymezuese: kthimin e vemendjes tek grate e dhunuara seksualisht gjate luftes ne Kosove.

Ideja qe e thjeshte, shume e thjeshte… Askush nuk guxonte te permendte kete teme, madje kish nga ata qe vrisnin dy here viktimat e ketij krimi lufte, duke i denigruar e perbuzur. Provoni te hyni ne lekuren e ketyre grave dhe vajzave, ajo lekure lenduar eger…

Por Alketa e mencur dhe e talentuar kerkoi te shnderronte ne kauze vemendjen ndaj tyre, pranimin dhe perfshirjen, mundesine per te rifilluar. Ne menyre simbolike vendosi te sensibilizoje shoqerine, duke i kerkuar cdo gruaje e vajze ne Kosove te dhuroje nje fustan, ‘lekuren’ e re, per te ndertuar nje instalacion gjigand ne stadiumin e Prishtines. Ne krye jo te gjithe e kuptonin, por me nje fushate ku u perfshi edhe Presidentja Jahjaga, u mblodhen mijra fustane dhe u ngjall nje shoqeri e tere per te folur, kuptuar e menduar per grate dhe vajzat e dhunuara ne luften e Kosoves. Nuk di pse nuk u perfshi Shqiperia ne kete nisme.

Do kish qene dyfish numri i fustaneve nderur flladit ne ate stadium. Dje ndoqa dokumentarin qe me perloti, teksa shihja Alketen e perulur perballe mirenjohjes se Kosoves. Une edhe Amaris falim keto fustane per kauzen qe mund te marre permase edhe me te madhe, per te kthyer vemendjen tek grate dhe vajzat viktima te cdo dhune. Ngjante metafore rrenqethese mbushja e stadiumit, asaj hapesire kryesisht mashkullore me shenjat femerore te delikateses dhe elegances, vajzerise e memesise. Ky eshte art i bukur, ne thjeshtesine e vet kaq shume dashuri per ke i eshte vjedhur padrejtesisht e ardhmja, fuqia per te enderruar. Ndaj edhe une si Alketa Xhafa Mripa, Mendoj Per Ty…!!!!”

sonila2


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671