Mbrëmjen e së dielës është zhvilluar “The Golden Globe” në Los Angeles.
Leonardo DiCaprio ka fituar çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij në dramën “The Revenant”, duke mundur aktorë të tjerë si Will Smith, Eddie Redmayne, etj.
“Nuk e kam patur një eksperiencë të tillë më parë. Unë dua ta ndaj këtë çmim me kombet e përfaqësuara në këtë film dhe të gjitha komunitetet indigjene në botë. Është koha që ne të njohim historinë tuaj dhe ta mbrojmë vendin tuaj nga interesat e ndërmarrjeve dhe njerëzve që i shfrytëzojnë ato.” Ka thënë DiCaprio në fjalimin e tij.
Çmimet e fituara të shtunën mbrëma e bëjnë Leon favorit edhe për çmimet Oscar muajin e ardhëm ku është nominuar në të njëjtën kategori si “Aktori më i mirë”. Aktori nuk ka fituar një Oscar më parë, ndërkohë që në 2014-ën fitoi në Golden Globes me “The Wolf of Wall Street” dhe në 2005-ën me filmin “The Aviator”.