Quantcast
Channel: ShowBiz – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671

Rovena Dilo lë pas divorcin, romancë me balerinin disa vite më të ri

$
0
0

image_361Rreth dy muaj më parë, Rovena Dilo mbushi faqet e shtypit rozë me zhvillime në jetën e saj private.

Bashkëshorti i saj i dikurshëm, Florian Riza bëri një shkresë në të cilën kërkonte divorcin nga këngëtarja pas një martese gjashtë vjeçare me arsyetimin se me kalimin e kohës martesa ishte mbetur vetëm formale.

Megjithatë, duket se eksperienca në spektaklin e kërcimit ”Dancing with the Stars” ka reflektuar edhe në faktin që Rovena të mos ndjejë boshllëk në zemrën e saj për një kohë të gjatë.

Suplementet rozë në Shqipëri shkruajnë sot se Eltion Merja, partneri në garën e kërcimit është edhe personi i zemrës jashtë spektaklit.

Nuk dihet vërtetësia e këtij lajmi pasi Rovena nuk ka dhënë asnjë sinjal, përjashto një foto të përbashkët të postuar në Instagram, ku si një kartolinë feste, dyshja urojnë Krishtlindjet./Telegrafi/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 6671