Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ishte ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje në prezantimin e koleksionit të veshjeve “Attitude” të linjës së Bora Kokëdhimës.
Në këtë evend mode ajo ishte bashkë me vjehrrën, Teuta Hoxha dhe kunatën, Holtën.
Siç flitet, ajo tani kalon shumë kohë me familjen e Ermalit, sidomos me Teutën, që e konsideron miken më të mirë dhe nuk e ndan nga nëna e saj.
Ndërkaq nga fotot duken shumë pranë njëra-tjetrës si dy shoqe.
Edhe Teuta e veshur me këtë kostum të zi duket shumë në formë dhe nuk i tregon aspak vitet.
Emri i saj u komentua në faqet e shtypit këtë verë me publikimin e librit me titull “Enveri në kujtimet e mia”./Syri