Bukuroshja Inis Gjoni vijon të tërheqë vëmendjen.
Regjisorja është akoma një ndër personazhet më të dashura për publikun, i cili vijon ta ndjekë me shumë kureshtje në aktivitetin e saj.
Në një shfletim në Instagramin e saj tregon se ajo është shumë e thjeshtë.
Ish-balerina, që tashmë i është përkushtuar tërësisht teatrit, poston vazhdimisht foto nga provat e shfaqjeve, ose foto të thjeshta, si xhiro me makinë.
Ndryshe nga shumë personazhe të njohura që ofrojnë për ndjekësit e tyre, vetëm sete fotosh profesionale ose foto ku pozojnë dhe provokojnë, Inisi vijon të kërkoj dashurinë e publikut me natyrshmërinë dhe pjesë nga përditshmëria e saj./tvklan.al