Nëse keni qenë pakëz të vëmendshëm teksa shihni fotot e yjeve në tapetë të kuq, duhet t’ju ketë rënë në sy madhësia e këpucëve të tyre. Shumica prej celebriteteve më të famshme të botës, veshin këpucë më të mëdha në numër.
Ju mund të mendoni se e bëjnë për komoditet. Por ka edhe një tjetër variant. Kur je super e famshme, këpucët vijnë shpesh si dhuratë prej krijuesve e firmave të ndryshme.
Për këtë arsye, ato jo gjithmonë qëllojnë në shenjë dhe bukuroshet nuk kanë mundësi t’i provojnë e t’i kthejnë mbrapsht. Kështu ato i veshin siç janë, më të mëdha se këmba e tyre, duke qenë se në pritjet mondane fatmirësisht ju duhet të bëjnë vetëm pak hapa.