Moderatorja Viola Spiro është komentuar sot nga faqja “Vipat e Bllokut” se ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrë (mjekër e buzë).
Por në një reagim për “Opinion.al”, Spiro sqaron se, ato foto janë montazh dhe aspak të vërteta.
“Vipat e bllokut e kanë përpunuar foton ku kam pozuar pak kohë më parë sepse ajo është lehtësisht e dallueshme dhe dukshme, mjafton një kërkim në Google dhe do ta kuptoni cila është foto origjinale”,- thotë Viola.
Konkurrentja e “DWM”, Viola Spiro, ka postuar edhe një fotografi nga fëmijëria për të treguar që është e gjitha bio, kjo falë kirurgëve të saj mamit dhe babit.